Vlorë, aeroporti ende në letër - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-11 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Transportit është në fazën përmbyllëse të përcaktimit të termave të referencës për të hapur tenderin ndërkombëtarë për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.Numri dy i ministrisë së transportit Artan Shkreli thotë se kompani të huaja, kryesisht europiane kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e garës, pas tërheqjes së turqve, të cilët kërkuan një vlerë të lartë kompensimi të trafikut të pasagjerëve.Jemi në fazën finale, atë të përcaktimit të termave të referencës me të cilin do të hapim tenderin. Kemi patur interes të madh të shfaqur nga kompani evropiane për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ndaj shumë shpejt presim të hapim garën. Interesi ka qenë i lartë edhe gjatë kohës që ishim në negociata me turqit, të cilët u tërhoqën në minutën e fundit, pasi kërkon një vlerë të lartë financiare për kompensim pasagjerësh, fakt ky i cili nuk mund dhe nuk u pranua nga ana e qeverisë,-tha Shkreli. Por paralelisht me këtë situatë, disa muaj pas grabitjes spektakolare të valutave në aeroportin ?Nënë Tereza?, situata në terren nga koncesionari duket se nuk ka ndryshuar në aspektin e rritjes së sigurisë. Kreu i aviacionit civil thotë se kompania audituese e kontraktuar nga qeveria ka nisur punë për verifikimin e zbatueshmërisë së kontratës sëkoncesionarit dhe më pas pritet një vendim final nga qeveria për hapat që do të ndjekë.Aspekti operacional, ai financiar si dhe aspektet e sigurisë ju e dini që janë objekt i punës së kompanisë audituese që qeveria shqiptare ka kontraktuar për të parë zbatueshmërine e kontratës. Në përfundim të këtij auditimi do të kemi një tablo më të qartë të situatës aktuale dhe të hapave të mëtejshëm që do të ndjekim,- tha Krislen Keri, drejtor i Aviacionit Civil. Këto qëndrime të zyrtarëve të ministrisë u bënë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese gjatë miratimit të një marrëveshje për shërbimet ajrore.