Micotakis, letër për "OMONIA": Respektimi i minoritetit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-21 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri grek, Kyriakos Micotakis e konsideron respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri si një kusht paraprak për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.Në një letër drejtuar shoqatës më të madhe të minoritet grek në vendin tonë, OMONIA, Micotakis thekson përkushtimin e shtetit fqinj dhe të tijin personal për të mbrojtur këto të drejta.?Shqetësimi kryesor i qeverisë greke dhe i imi personal është mbrojtja me efikasitet i të drejtave minoritare dhe të pronës të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, çka edhe përbën kusht paraprak për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?.Shefi i ekzekutivit gjithashtu shkruan se Greqia do të jetë gjithmonë në krah të minoritetit duke e mbështetur atë por edhe për të përmirësuar marrëdhëniet greko-shqiptare në përgjithësi.Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara pas vrasjes së te riut Konstandinos Kaçifas gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës.Po ashtu, Athina zyrtare ka reaguar e shqetësuar edhe për ndërhyrjet që u bene ne Himarë, për të cilat u pretendua se po prekeshin pronat e disa minoritarëve.