http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 11 vjetori i shpalljes park i mbrojtur të zonës Shebenik Jabllanicë është festuar me një organizim lokal, pjesë e 300 organizmave të tilla në të gjithë vendin. Nisma e marrë nga ministria e turizmit dhe mjedisit është në shërbim të promovimit ët vlerave te zonës.Blendi Klosi: 11 vjet në historinë e këtij parku, realisht mund të thuhet që kanë qenë sukses. Dhe në 11 vite ka marrë një vlerë të vërtetë, jo vetëm të jetë i bukur, jo vetëm të jetë i mbrojtur, jo vetëm të ketë vlera të magjishme natyrore por të ketë edhe shumë më tepër vizitorë, të cilët të krijojnë në këtë park një atmosferë tjetër. Sot jemi në një nga 300 festat që ne po organizojmë në të gjithë vendin ku MTM përpiqet që të krijojë potencialin e brendshëm lokal.28 mijë vizitorë u shënuan përgjatë vitit të shkuar, ndërsa këtë vit është përuruar edhe zyra turistike në ndihmë të turistëve që zgjedhin këtë zonë të mbrojtur.?Siç ka djem e vajza tashmë që bëjnë guidë në malet dhe liqenet akullnajore që ka ky park, të cilët tregojnë specifikat e florës dhe faunës, janë njerëz që kanë kuptuar se me natyrën mund të jetohet shumë mirë, mund të bëhet një biznes shumë i mirë, mund të bëhet një aktivitet i shkëlqyer dhe me natyrën mund të prodhohet shumë më tepër turizëm.?Për vitin 2019 ministria e turizmit ka hartuar një plan konkret për ridimensionimin e kufijve të zonave të mbrojtura me fokus shtimin e numrit të vizitorëve të këtij parku kombëtar.