https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Në stadiumin tonë kombëtar "Qemal Stafa" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëri -- Zvicër nuk është një sfidë që do të luhet vetëm në fushën e blertë. Emocionet, tensioni, planet taktike janë prezente edhe në ambientet e brendshme të stadiumit kombëtar, ku për herë të parë kamera e Vizion Plus ka hyrë për të sjellë pamjen e tyre. Kuqezinjtë do të hyjnë në stadium përmes kësaj porte, ndërsa një korridor i shkurtër të çon tek dhomat e zhveshjes. Me pas, një ambient me kapacitete modeste, është gati të presë 20 lojtarë, trajnerin dhe stafin që do të duhet të qëndrojnë aty pak minuta para, në pushim dhe pas ndeshjes. Ky që shihni është një krevat i vogël masazhi nëse mund të quhet kështu. Ai përdoret sa herë ndonjë nga lojtarët ka probleme dhe e ka të nevojshëm një trajtim të tillë. Kjo tabele në krah, i shërben trajnerit De Biasi për të përcaktuar pozicionet e lojtareve në fushë. Ngjitur me dhomën e zhveshjes janë dushet. Drejtori i stadiumit, Eduart Cani, i cili shoqëron grupin e Vizion Plus, na tregon edhe detaje të panjohura të incidentit shumë të përfolur pas ndeshjes me Norvegjinë. Disa metra larg kësaj dhome ndodhet ajo e ekipit mik, por që për momentin është e kyçur. Gjithsesi, ambientet janë të njëjta për të dy ekipet. Rregulli e do që një përfaqësi e federatës së ekipit kundërshtar të vijë dy-tre muaj para takimit në Tiranë, për të parë gjendjen e stadiumit, kushtet si dhe hotelin ku do të qëndrojnë lojtarët. Pak më i sistemuar është ambienti ku qëndrojnë gjyqtarët. Në fund të korridorit është salla e konferencave. Ajo shërben në dy raste të rëndësishme gjatë një ndeshjeje të kombëtares; në orën 10:00 paradite, këtu mblidhen të gjithë drejtuesit: stafi, përfaqësues nga ekipi mik, përfaqësues të policisë, zjarrfikëseve dhe mjekët, të cilët diskutojnë gjithçka për një mbarëvajtje sa më të mirë të ndeshjes. Ndërsa momenti i dytë është pas takimit, kur trajnerët e dy ekipeve dalin para mediave për konferencën rutinë për shtyp. Përballë këtyre ambienteve ndodhet salla vip, dikur një lokal, por që tani nuk funksionon me, ndërsa tani përdoret çdo pushim ndeshjeje për tifozët e tribunës që zbresin për të pirë diçka. Jemi vërtet ne ambientet e një stadiumi kombëtar, por këtu bie në sy mungesa e fotove të kombëtares, apo momenteve kyçe nga ndeshje të rëndësishme. Por, a ka një arkivë ku ruhen këto foto? Sfida e vërtetë zhvillohet pas kësaj dere, e cila të nxjerr drejt e në fushën e rrethuar nga rreth 15800 karrige për tifozët. Fusha është gjithmonë problematike këtu, por kësaj radhe duket se moti ka qenë favorizues, me pak reshje që nuk kanë sjellë shumë dem. Rregullimi përfundimtar i fushës, për momentin, është thuajse një mision i pamundur. Ndërhyrjet bëhen zakonisht ne gusht, por këtë vit nuk është bërë asgjë për shkak të ndeshjeve të vlefshme për kupat e Evropës. Frika nga shiu e balta nuk është problemi i vetëm. Drejtuesit e stadiumit kërkojnë të mos kenë probleme as me ndriçimin. Ndeshja luhet në orët e mbrëmjes e për pa...