#rtvora
Protesta e gjashtë kombëtare e opozitës, nuk shënoi incidente, por duket se nga pjesëmarrja ishte më e madhja. Në përgjigje të ftesës së kryeministrit Rama për dialog pa kushte, opozita iu përgjigj me thirrjen për largimin e tij nga qeveia.
Në fjalën e tij kryetari i PD paraqiti edhe një herë kërkesat e opozitës për zgjedhje të lira.
Ndryshe nga protestat e shkuara, mbi kokat e pjesëmarrësve u shpalosën flamujtë e BE dhe ai i SHBA. ndërsa pranë bashës u valëvit dhe flamuri gjerman.
Balonat me mbishkrimin Rama ik ishin një tjetër formë e re e zgjedhur nga organizatorët.
Pas fjalimit të kreut të PD, protesta u zhvendos në ambientin para parlamentit. Në marshim dritat e ndezura prej protestuesve treguan një pamje të plotë të pjesëmarrjes. pikërisht para sallës së seancës parlamentare u shfaqën përplasjet, ndërsa policia u përgjigj duke hedhur ujë.
Organizatorët e PD i janë përgjigjur thirrjes së PD duke tërhequr protestuesit. ndërsa kryetari i PD lulzim basha theksoi se ditët dhe javët që vijnë janë vendimtare për shqiptarët.
Basha edhe një herë theksoi se pa largimin e Ramës nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sot-protesta-e-opozites-1500-efektive-policie-ne-gatishmeri
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz