#oranews #protestaeopozites
Tre orë protestë para Kuvendit me thirrjen "Rama ik" për opozitën ishin mjaftueshëm për ti lënë vend protestës së radhës.
Prej orës 10, opozita e ndjekur nga mijëra mbështetës dhe simpatizantë të saj protestuan teksa në Kuvend u mbajt dhe seanca plenare ku u betuan dhe katër deputetët e rinj që morën mandatet një ditë më parë nga KQZ.
Gjatë protestës u hodhën shashka, tymuese dhe u dogjën goma nga policia. Nuk pati akte dhune dhe as përdorim gazi nga Garda.
Policisë ju desh vetëm një moment të ndërhyjë me ujë, kur protestuesit tentuan të rrëzojnë derën që lidh Kuvendin me ish selinë e PD-së.
Përfundimi i seancës shënoi dhe mbylljen e protestës. Por opozita kishte dhe një mision, të dorëzonte në KQZ dosjen me kandidatët e listave shumëemërore që kanë refuzuar mandantin. Janë 103 kandidatë nga PD dhe 75 nga LSI që kanë firmosur refuzimin e mandatit.
Mbërritja e opozitës dhe protestuesve u shoqërua me përplasje mes këtyre të fundit me policinë, por pa incidente serioze.
Mbyllja e tubimit u bë para selisë blu, ku Basha ftoi qytetarët për protestë mbarëkombëtare me 16 mars, për ti dhënë siç tha ai, dorën e fundit largimit të Ramës.
Mësohet se para dhe gjatë protestës, policia ka ndaluar një furgon ku ndodheshin shashka dhe shkopinj, tek gjykata e Tiranes, dhe një person tjetër me biçikletë po ashtu me shashka dhe shkopinj. Nuk konfirmohet nëse do i përdornin
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/proteste-dhe-seance-plenare-te-kuvendi-protestuesit-nga-rrethet-nisen-drejt-tiranes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz