http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në ditën e dytë të stervitjes së kuqezinjëve zbulohet një tjetër emër që pritet ti afrohet kombëtares shqiptare të futbollit në prag të dy sfidave eleminatore.Bëhet fjalë për Hysen Memollen i cili edhe pse ka zhvilluar vetëm tre ndeshje këtë sezon me Salernitanen ka marrë një ftesë nga Edi Reja.Tekniku italian vazhdon zborin disa ditor edhe pse lista akoma nuk eshte e plote për të gjetur elementin e vlefshëm për tju bashkuar kombëtares. Pas disa risive në stërvitje si ajo ku të gjitha filmohen edhe me dron për të parë detaje çdo lëvizje në fushë të futbollistëve, me interes pritet se si do ta hedhë në fushe skuadrën italiani në ndeshjet zyrtare.Edi Reja është një fans i skemës 3-5 2 ndërsa mund të kemi një reshtim ndryshe nga sa jemi mësuar të kombëtares edhe pse është ende herët. Me të gjitha gjasat porta do ti besohet Berishes në vend të Strakoshës të dëmtuar . Me kapitenin Mavraj të pezulluar treshja në qendër të mbrojtjes mund të përbehet nga Gjimshiti Ismajli me Veseli - Dermaku në balotazh .Hysaj dhe Lenjani nga krahët ndoshta me të avancuar drejt mesfushës pse jo me pas edhe me detyra mbrojtëse. Në të kundërt në vend të tyre mund të jenë Grezda ose Roshi në të djathtë dhe Uzuni në të majtë.Basha përpara mbrojtjes ndërsa i bëjnë shoqëri Xhaka dhe Memushaj. Sulmi tre lojtare për dy vende ku konkurojnë Sadiku, Balaj dhe Cikalleshi . Për lojtarët e tjerë ky grumbullim përveç ndonjë elementi të vlefshëm është një reklame mjaft e mirë për ta për imazhin në kombetare dhe për vlerën e kartonit.