Skema e teknikut te kuqezinjve Xhani de Biasi për te afruar sa me shume te rinj ne ekip duket se po funksionon. Afrimi i lojtareve nga jashtë pritet jo vetëm te forcojnë kombëtaren, por edhe te sjellin me shume alternativa ne repartet e fushës. Ne listën e pare me 18 lojtare, italiani ka përfshirë për here te pare dy emra Jurgen Gjasula dhe Asdren Llullaku ndërsa ne 3 qershor pritet te publikohen edhe 8 futbolliste te tjerë nga te cilët 4 te rinj. Ne listën e pare ne prag te takimit kundër Norvegjisë janë dy emra te rinj. 27-vjeçari, Jurgen Gjasula, i Duisburg mesfushor me tipare sulmuese i cili mund te ndihmoje shume mire ne repartin ofendim. Asdren Llullaku i rritur ne serine D italiane dhe aktualisht te Gaz Metan ne Rumani mund te jete një rezerve luksi ne kombetare. 25-vjeçari nga Istogu është një lojtar mjaft teknik qe mund te çorodisë here pas here mbrojtjen kundërshtare. Emri me potent duket Ilir Berisha, 21-vjeçar , 1 m. 87 i gjate, futbollisti u largua nga Prishtina vitin e kaluar per t'ju bashkuar Orebros ne Suedi. Nje dige e vërtetë ne mbrojtje, përdor mjaft mire kokën ne goditjet nga kendi, ndërsa duket se eshte zëvendësuesi ideal i Lorik Canes ne qendër te mbrojtjes. Ergys Kace i Paok per te cilin edhe media greke ka deklaruar se ka zgjedhur Shqipërinë, por qe akoma nuk eshte zyrtarizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Vetem 19- vjeçar Kace fitoi nje vend ne formacionin baze te skuadra greke ndërsa është përshkruar nga analistet si një mesfushor klasik me tipare mbrojtëse. Me ndryshe situata per Amir Abrashin te Grasshoppers dhe Vullnet Basha i Sion te cilët presin zgjidhjen e problemit te tyre ne FIFA pasi kane luajtur me pare me kombetaret e 19 dhe 21-vjeçareve te Zvicra. 23-vjeçari Abrashi është mesfushor me tipare mbrojtëse.