Vangjush Dako deshmon 5 ore tek Krimet e Renda

2019-05-29 0

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e shumëpërfolur 339. Burime të Tv Klan nga organi i akuzës bëjne me dije se numri ?1? i Bashkisë së Durrësit ka dhënë deklarime përballë prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Premçi pasditen e së enjtes për më shumë se 5 orë si person që është në dijeni të ngjarjeve dhe jo si person nën hetim.
Burimet nga organi i akuzës thanë se Dako është pyetur për lidhjet e tij me grupin e Avdyljave me të cilët ai ka pasur disa komunikime telefonike para dhe pas zgjedhjeve të 2017-ës. Dëshmia mbahet mjaft e rezervuar dhe për këtë nuk ka ende detaje nga përgjigjet e tij. Operacioni "Vol-Vo 4" goditi disa grupe të trafikut të drogës, por në Maj të 2017-ës hetimet u veçuan edhe për akuzat e ?shpërdorimit të detyrës?, ?korrupsionin aktiv në zgjedhje? dhe ?ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?.
Mësohet se përveç Vangjush Dakos, në pyetje janë marrë edhe drejtues të tjerë lokalë me dyshimin se ka marrë pjesë në një rrjet për shit-blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017. Burimet thanë se në ditët në vijim pritet që zyrtarë të tjerë të lartë të japin sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Paraditen e së shtunës, Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve i njohur ndryshe si "Niçja". Ai ishte një nga personat e përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda duke biseduar në telefon me kryebashkiakun Dako. Publikisht Dako nuk i ka mohuar bisedat telefonike, por është shprehur se ?Niçja? është njësoj si qytetarët e tjerë me të cilët komunikon çdo ditë.