Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për rreth një orë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e video-përgjimin "Babale 2", ku Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga vetë Veliu.
Kreu i policisë është marrë në pyetje nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.
Ndërkohë nesër në orën 09:30 është thirrur ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.
Më herët, policia e shtetit i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e Fredi Alizotit, të publikuara në video nga deputeti i PD, Ervin Salianji.
Në njoftim zyrtar, policia thotë Ardi Veliu nuk ka lidhje me këtë çështje. Policia pranon që Alizoti është shoqëruar, por ky veprim është bërë nga Policia e Fierit urdhër të prokurorit të çështjes.
Policia thotë gjithashtu se Veliu nuk është i përfshirë në në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja ?Babale?.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/babalja-ardi-veliu-ne-1300-tek-krimet-e-renda-tu-marre-ne-pyetje