#rtvora
Ka mjaftuar një gol i Idriz Bathës në pjesën e parë për t'i dhënë tre pikë Flamurtarit, në ndeshjen e luajtur në Vlorë përballë Laçit. Tre pikë të cilat e ngjisin skuadrën vlonjate në vend të katërt, duke parakaluar pikërisht Laçin, ndaj të cilit ka një avantazh prej dy pikësh.
Flamurtari ka tashmë 51 pikë, ndërsa Laçi 49, në një ndeshje,ku është luajtur dhe luftuar gjatë gjithë 90 minutave. Vlonjatët edhe pse me mungesa si Veliu,Sukaj,Beqaj,kanë ditur që të marrin fitoren,duke i merituar plotësisht tre pikët e fitores. Pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja e ka cilësduar mjaft të rëndësishme fitoren, në ndeshjen e fundit përballë publikut vlonjat në këtë sezon. Një fitore të cilën Daja ia ka dedikuiar tifozerisë vlonjate, por duke vlerësuar njëkohësisht dhe lojën e skuiadrës së tij, të ndërthurur elementin me përvojë,me atë me prespektivë.
"Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ku ka funksionuar çdo gjë. Edhe qarkullimi i topit të cilin e kishim përgatitur edhe mbajta në gjysëmfushë e kundërshtarit, duke shmangur tranzicionet negative. Ajo që më vjen mirë është fakti që ndeshja e fundit që kemi në Vlorë kërkonim ta mbyllnim me një fitore dhe ia arritëm. Përveç lojtarëve me eksperiencë, ajo që ishte e veçantë në këtë ndeshje ishte performanca e futbollistëve të rinj. Disa e nisën dhe disa i futëm. Me një paraqitje të mirë do të bëjnë hapa para dhe të jenë një element i mirë për të ardhmen e skuadrës dhe qytetit. Këtë fitore ia dedikoj tifozëve. Unë mendoj se si do që të ishte edhe rezultati i ditës së sotme, Flamurtari ka shpresa për të kapur një vend në Europë."-tha Daja.
Trajneri i Laçit, Sulejman Starova ka theksuar se pavarësisht kësaj humbjeje, Laçi do të vijojë të luftojë për Europën, ndërsa nuk ka munguar të komentojë dy ndeshjet e radhës për Laçin, ndaj Tiranës dhe Teutës, ku skuadra e tij do të kërkojë maksimumin, pavarësisht situatës së kundërshtarëve.
"E shikonim si finale pasi na interesonin pikët. Sigurisht që e dinim se me gjithë hallet e Flamurtarit do të kishin një pengesë, ashtu siç edhe rezultoi. Morëm një gol në rrethana që mund ta kishim evituar. Bëmë përpjekje, por për fat të keq nuk dhamë maksimumin, sidomos disa futbollistë titullarë. Kështu që e humbëm këtë mundësi. Do të bëjmë llogaritë në dy ndeshjet e radhës dhe do të bëjmë llogaritë për tu kualifikuar në Europë."-përfundoi Starova.
Flamurtari javën e ardhshme ka tre pikë të sigurta, për shkak të përjashtimit të Kamzës,me të cilën duhej të ndeshej, ndërsa Laçi pret Tiranën në fushën e vet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/flamurtari-mposht-lacin-dy-tekniket-enderrojne-europen
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
...