Partia Demokratike përmes sekretarit për cështjet zgjedhore, Çlirim Gjata ka pranuar se komisionerët që kërkon papritur ti fusë në administrimin e zgjedhjeve, ju duhen për të penguar votimet.
Por cfarë pasojash kanë ata komisionerë që pengojnë votimin ose braktisin detyrën?
Kodi ynë Penal parashikon dënime jo vetëm për ata që pengojnë zgjedhësit apo dëmtojnë materialet zgjedhore, por edhe ata që braktisin detyrën, sic mund të jenë komisionerët e KZAZ-ve. Neni 330/a i Kodit Penal, në kapitullin ?Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve? përcakton:
?Braktisja e detyrës apo refuzimi për të kryer detyrën nga personat e ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe të numërimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet.
Kur veprimet e mësipërme kryhen duke marrë me vete ose duke zhdukur materialet zgjedhore, ose kur kanë sjellë pasoja të rënda për procesin e votimit apo kanë çuar në pavlefshmërinë e zgjedhjeve, dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet?.
Pra, komisionerët rrezikojnë burgun qoftë edhe nëse e lënë detyrën apo nëse marrin me vete vulën e KZAZ-së.
Sigurisht dënimet janë më të ashpra kur bëhet fjalë për dëmtimin me dashje i materialit zgjedhor, parashikuar në nenin 326/a.
Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje, apo zëvendësimi në kundërshtim me ligjin i pajisjeve, vulave, kodeve të sigurisë apo çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet.
Po këto vepra kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor ose në bashkëpunim, ose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë sjellë pavlefshmërinë e tyre apo kanë cenuar rezultatin e votimit, dënohen me burgim nga tre gjer në tetë vjet?.
Të gjitha veprat e tjera penale, që pengojnë zgjedhësit apo veprime të ngjashme me këto, janë të dënueshme deri në 5 vjet.