Aktivitete të shumta organizohen thuajse cdo ditë në kryeqytet. Edhe pse Sheshi Skënderbej ka një hapësirë më të madhe dhe të përshtatshme për organizimin e aktiviteteve, sërish epiqendra e tyre mbetet sheshi ?Nënë Tereza?.
Ditën e sotme, që në orët e para të mëngjesit është bllokuar edhe nje here qarkullimi i makinave në pjesa e fundit te bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? dhe rrugët që të lidhin me të, pasi në Sheshin ?Nënë Tereza? është organizuar një aktivitet i cili pritet të zgjasë deri në mesnatë.
Me një hapësirë rreth 90 mijë metra katrorë, Sheshi Skënderbej mund të jetë padyshim alternativa më e mirë për organizimin e aktiviteteve të ndryshme duke liruar në këtë mënyrë dhe trafikun në kryeqytet.
Por Sheshi Skenderbej që është mbyllur gjithmonë per trafik makinash, mbetet totalisht bosh ndërkohë që në sheshi nënë Tereza, devijohet trafiku për të bërë aktivitete që mund ta organizon në një vend me të përshtatshëm.