105 vjetori krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë e ktheu sheshin "Nënë Tereza në një arenë prezantimi të një pjese të arsenalit që është në dispozicion të ushtarakëve shqiptarë. Efektivët qëndronin në pavionet përkatëse për të shuar çdo kuriozitet të qytetarëve të Tiranës.
Ushtarakët treguan për Report Tv, pajisjet e 5 pavioneve të Forcave të Armatosura duke u ndalur te mjetet më intriguese për syrin e një njeriu të thjeshtë. Se si ndihen efektivët e Forcave të Armatosura në këtë përvjetor na e tregon Major Marigen Demollari.
Ndalesa jonë e parë në pavionin e forcave tokësore.
Pasi njerëzit e infektuar kanë kaluar nga sistemi i dekontaminimit të popullatës në masë, vizitohen nga mjekët. Nëntogerja mjeke, Larisa Shehaj teksa prezanton mjetet e punës të mjekësisë, tregon për Report Tv se çdo të thotë të kryesh dy profesione në të njëjtën kohë, që kanë të njëjtin qëllim.
Sinkron mjekja oficere.