Grabitja në Rinas, dyshohet për rrjedhje informacioni - Lajme - Vizion Plus

2019-05-27 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit, policia dyshon se morën pjesë të paktën 8 persona të cilët kanë luajtur rol në vëzhgim, por edhe në djegien e dy furgonëve të tjerë, njëri prej të cilëve u shkrumbua për të shpërqendruar ndjekjen e policisë.Nga hetimet rezulton se furgoni më të cilin u realizua grabitja me mbishkrimin hetimi tatimor ka qene i modifikuar në shasi dhe ne logo pasi ishte një tip ford që mbante logon e volzagenit.Në pjesën e shasisë sipas ekspertizës ishte vendosur një shinë treni, e cila ka ndihmuar në heqjen e bllokut të betonit në hyrje të Rinasit, por edhe në dalje në hapjen e portës së emergjencës.Për sa i përket vendngjarjes ku u bë dhe shkëmbim i zjarrit, sipas hetuesve makina ka qenë e spërkatur me benzinë dhe Admir Murataj mbante në dorë një shkop të mbështjellë me sfungjer për ti vënë flakën.Dyshimet janë hequr dhe për njërin prej grabitësve i cili u përfol se mund të ishte plagosur. Në vendngjarje policia ka gjetur gjurmë gjaku por pas analizave rezultuan se ishin të njëjtat me 43 vjecarin, i cili mbeti i vrarë.Automjeti i djegur në Bathore ka luajtur rol kyç për shpërqendrimin e policisë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë para se të ndodhte grabitja rezulton se furgoni tjetër kishte disa javë që qëndronte i parkuar në zonë.Djegia e tij ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe fillimisht të gjitha kontrollet u kryen aty në një kohë që furgoni tip benz me grabitësit dhe paratë u dogj në një nga tunelet e fshatit Dritas.Policia ka verifikuar disa persona dhe ka kontrolluar edhe disa banesa në zonën e Fushë Krujës, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.