Ushtria ende në Rinas, "TIA" asnjë masë për të forcuar sigurinë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-28 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 8 ditë pas supergrabitjes në aeroportin e Rinasit , forcat e policisë ushtarake vijojnë të qëndorjnë në portat e emergjencës.Megjithase ka kaluar më shumë se një javë nga vjedhja e rreth 5 milion eurove brenda pistës, koncesionari ende nuk ka marrë asnjë masë ndonse gjatë takimeve që janë zhvilluar ditët e fundit, TIA është shprehur e gatshme të investojë për të rritur sigurinë.Blloqet e betonit, njëri prej të cilëve u zhvendos me lehtësi nga grabitësit ende nuk janë fiksuar ndërkohë që brenda rrethimit të aeroportit, policia e shtetit patrullon her pas here.Por mungesa e elementëve të sigurisë në perimetrin e aeroportit nuk ka qenë i vetmi problem i konstatuar nga policia.Pak muaj më parë, pas kallzimeve të qytetarëve uniformat blu kanë vënë në dukje rastet e vjedhjes së bagazheve apo sendeve me vlerë dhe për këtë i kanë kërkuar TIA-s të marrë masa ndaj kompanive ajrore.Kërkesa i është drejtuar edhe vetë kompanive ku i kërkohet që të vendosen kamera portative brenda barkut të avionëve ose bagazhet të ngarkohen në kontenierë për të shmangur kontaktin me punonjësit.Sipas burimeve prania e ushtrisë jashtë pistës dhe policia e shtetit brenda rrethimit,  do të vijojë deri në momentin kur koncesionari do të plotësojë mangësitë e theksuara sa i takon elementëve të sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.