#rtvora
Grabitja një ditë më parë në aeroportin e Rinasit nxori në një konferencë të posaçme pasditen e sotme Presidentin e vendit Ilir Meta.
Nga Presidenca, Kreu i Shtetit tha se një ngjarje e tillë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të përgjergjshmërisë.
Meta: Si President i Republikës e konsideroj ngjarjen e përsëritur të grabitjes së djeshme brenda perimetrit të sigurisë të aeroportit "Nënë Tereza" cënim serioz të sigurisë kombëtare, të rendit publik dhe të imazhit të vendit tonë.
Meta kërkoi hetime intensive për kapjen e autorëve të grabitjes por edhe gjetjen e vlerave monetare të marra.
Meta: U kërkoj të gjithë agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me vendosmëri dhe intensitet operacionet për identifikimin e plotë dhe kapjen e autorëve përgjegjës si dhe për gjetjen e vlerave monetare të grabitura. Të gjitha autoritetet përgjegjëse dhe institucionet ligjzbatuese të kryejnë hetime të plota dhe të thella për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë dhe të përsëritur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-grabitjen-ne-rinas-e-papranueshme-dhe-mungese-pergjegjshmerie
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz