Çifti i dashur për publikun Marina Vjollca dhe Getoar Selimi njihen ndër të tjera për jetën luksoze që bëjnë. Nëpërmjet profileve të tyre në Instagram ata shpesh postojnë foto nga vendet ku shkojnë, ku shfaqen të rrethuar nga luksi.
I ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan reperi u pyet edhe rreth pushimeve. Ai tha se pushimet e tyre janë si të gjithë të tjerëve, ndërkohë që me humor shtoi se fotot janë montazh.
Ermal Mamaqi: Po shikoja lajmet për ju Geti dhe kam parë shumë që flisnin për ty dhe Marinën. Veshje të shtrenjta, pushime luksoze, makina luksoze... Mbani ndonjë lek se nuk i dihet, këto kohë që kanë ardhur?
Getoar Selimi: Janë montazhe të gjitha. Pushimet i bëjmë si gjithë të tjerët, por njerëzit merren shumë me këtë punë./tvklan.al