Lajmi për "arrestimin" e koreografit të tv Klan, Albi Nako pak ditë më parë bëri bujë në rrjetet sociale. Por sot përmes emisionit ?Xing me Ermalin? është zbuluar se gjithçka ka qenë e sajuar.
Koreografi duket se ia ka dalë vërtetë të surprizojë të gjithë të pranishmit, por mbi të gjitha balerinën Alba Hoxha, pasi gjithçka ka ndodhur në ditën e ditëlindjes së saj.
Siç duket edhe nga video, pas performancës së trupës së baletit ?policët? futen dhe "arrestojnë" koreografin duke i lënë të pranishmit të gjithë të habitur.
Por vetëm pak sekonda më vonë ai është rikthyer me një tortë në dorë duke i uruar ditëlindjen balerinës Alba Hoxha.