Të pranishmit në ceremoninë përkujtimore të masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër, vendosën lule në memorialin për nder të 4 dëshmorëve, ndërsa kësaj ceremonie i mungoi kryetari i shoqatës "2 Prilli".
Brahim Bilali, një figurë e njohur në Shkodër, ish-kampion hipizmi, u nda nga jeta më 30 mars të këtij viti, tre ditë para kësaj ceremonie në të cilën do të nderonte dëshmorët, AI u vra në një atentat teksa doli nga banesa në lagjen Kiras ku mbeti i vdekur bashkë me vëllain e tij Astrit Bilali.