Me rastin e 65-vjetorit të masakrës pa gjyq të 22 intelektualëve të pafajshëm, me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike më 22 shkurt 1951, sot paradite presidenti Nishani ka zhvilluar një ceremoni pritjeje me pjesëmarrjen dhe praninë e familjarëve të viktimave të pafajshme të terrorit duke i dhënë mesazhin se 'Nuk harrojmë'
Në fjalën e Tij Presidenti Nishani u shpreh: ?Së pari, dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta për organizatorët e këtij aktiviteti: Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë! Dëshiroj njëkohësisht të falënderoj në mënyrë të veçantë familjarët, trashëgimtarët e atyre personaliteteve që zgjodhën së bashku me organizatorët, Institucionin e Presidentit të Republikës për të zhvilluar këtë Konferencë dhe ceremoni në kujtim të atyre personaliteteve, dhe mbi të gjitha të bazuara në themelin e një mesazhi që sot të gjithë transmetoni në këtë sallë të mos harresës.