#oranews
Themeluesit e LSI-së duhet të paguajnë për gabimet që janë bërë me listat ndër vite. Kryetarja, Monika Kryemadhi, u shpreh se me djegien e mandateve do të rikthejnë LSI-në e ndryshimit të 2014, ndërsa kërkoi ndihmën e qyetarëve dhe të Zotit për zgjedhje të parakohshme.
10 kandidatë nga lista e LSI-së kanë dalë kundër vullnetit të partisë, duke pranuar mandatin e deputetit. Në takimin me strukturat drejtuese në Tiranë, Monika Kryemadhi, u shpreh se pavarësisht se nuk është përgjegjëse për listat e 2017, duhet të të paguajë kusuret e mosbindjes të anëtarëve të saj.
Kryemadhi: Djegia e mandateve tregoi edhe njëherë që lista e deputetëve nuk ishin zgjedhja e Monika Kryemadhit, por 17 deputetët që dogjën mandatet dhe të gjithë ata që pranuan të mos jenë pjesë e Parlamentit të krimit, janë krenaria e Monika Kryemadhit, janë krenaria e LSI-së. Politika ka kusuret e saj, qoftë unë qoftë Petriti, qoftë edhe shumë politikanë të tjerë, por nuk ka kusure Endriti, Floida, Kejdi e shumë të rinj e të reja, apo edhe ju këtu. Dhe ne kusuret tona do ti lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë.
Djegia e mandatëve do të shërbejë si katarsis për LSI-në, u shpreh kryetarja Kryemadhi, ndërsa u shpreh se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakoshme. Pavarësisht se deri më tani ky kusht është i panegociueshëm nga mazhoranca.
Kryemadhi: Zoti na dhëntë forcë sepse shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
LSI paralajmëroi që protesta e 16 marsit do të jetë një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria në këto dy dekada.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-une-dhe-petriti-duhet-te-paguajme-gabimet-e-lsi-se
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz