Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, komentoi dorëheqjen e ish-ministrit Saimir Tahiri në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë që ajo drejton. Kryemadhi deklaroi se Tahiri dhe Rama janë peng i njëri-tjetrit dhe i krimit të organizuar, duke shtuar se dje ish-ministri nuk tha asnjë fjalë të sinqertë.
?Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në apologjinë false të ish ministrit të brendshëm. Madje dhe lotët e tij për të disatën herë duken si lot krokodili dhe janë pjesë e tragjikomedisë që Edi Rama e inskenon kaq bukur për bashkëpunëtorët e tij që jemi mësuar ti shikojmë në gjithë jetën politike të z. Rama?
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI
Nga ana tjetër, Kryemadhi renditi disa nga gabimet kryesore që ka bërë LSI gjatë këtyre viteve, mes të cilave është edhe pse pranoi Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm.