Edhe Shqiperia ndalon fluturimet e Boeing 737

2019-03-15 2

Edhe në Shqipëri do të ndalohet fluturimi i avionëve Boing 737-8 dhe 737-9 Max, pas aksidentit fatal që ndodhi me një tip të këtij aeroplani me shoqërinë ajrore ?Ethiopian Airlines?, ku humbën jetën 157 persona.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar e ka bërë publike këtë masë përmes një njoftimi për shtyp, ku sqaron se kërkesa erdhi nga Agjencia Evropiane e Sigurisë në Operim të Aviacionit, e cila ka pezulluar udhëtimet me këto dy tipa aeroplanësh.

?Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bashkohet vendimit të Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA), duke ndaluar fluturimin e avionëve Boeing 737-8 dhe 737-9 Max, në hapësirën ajrore shqiptare. Vendimi i EASAs vjen pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore ?Ethiopian Airlines?.

Ndalimi i fluturimit të avionëve të këtij tipi do të jetë pa afat, deri në daljen e një konkluzioni shkencor lidhur me defektin që shkaktoi tragjedinë e të dielës. Fluturimet e këtij avioni ndalohen të kalojnë edhe në hapësirën ajrore shqiptare.

?Lajmërimi për operatorët nga ana e Albcontrol, ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar ?Nënë Tereza?, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese , të cilat do të varen nga informacioni që do të vij nga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia.?

Në Shqipëri nuk ka asnjë avion të tipit Boeing 737  8 dhe 9 Max që kryen fluturime, ndërsa vetëm një nga kompanitë që kryejnë fluturime në aeroportin tonë ka në pronësi 11 të tillë, por që nuk i përdor në udhëtimet me vendin tonë, por vetëm për linja transoqeanike, të cilat kërkojnë avionë të mëdhenj të tipit Max.

Tv Klan

Free Traffic Exchange