Shqipëria mbylli hapësirën ajrore për avionët Boing të modelit 737-8 dhe 737-9 M" /> Shqipëria mbylli hapësirën ajrore për avionët Boing të modelit 737-8 dhe 737-9 M"/>
#oranews
Shqipëria mbylli hapësirën ajrore për avionët Boing të modelit 737-8 dhe 737-9 Max. Ndërkohë sipas Autoritetit të Aviacionit Civil asnjë nga linjat e fluturimeve që operojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar ?Nënë Tereza? nuk ka në përdorim një avion të tillë. Reagimi i Shqipërisë vjen në sinkron me ato të autoriteteve të BE-së.
Shqipëria i është bashkuar vendimit të Agjencisë Europiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit për të mbyllur hapësirën ajrore për avionët Boing të modelit 737-8 dhe 737-9 Max.
Ndërkohë mësohet se asnjë nga linjat e fluturimeve që operojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar ?Nënë Tereza? nuk ka në përdorim një avion të tillë.
Kjo masë vjen pas aksidentit fatal që përfshiu më 10 mars, një avion Boing 737 Max të kompanisë ajrore të Etiopisë, i cili u rrëzua shumë shpejt pas nisjes nga Adis Ababa, duke shkaktuar vdekjen e të 157 vetave që ndodheshin në bord.
Fatkeqësia ka shkaktuar alarm rreth besueshmërisë së avionëve Boeing dhe kompania me seli në Çikago, njoftoi përmes një deklarate se është duke punuar në një softwer të ri për kontrollimin e fluturimit.
Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, autoritetet nuk kanë vepruar ende. Administrata e Aviacionit Federal tha se pas vëzhgimeve të vazhdueshme nuk ka vërejtur "probleme sistematike të funksionimit" ndaj nuk e pa të arsyeshme ndalimin e fluturimit të këtij modelin apo mbylljen e hapësirës ajrore.
Veprimi i menjëhershëm i shumë vendeve të botës erdhi pas heqjes së paraleleve me një tjetër aksident të vitit të kaluar, ku u përfshi një avion i Boing me motor të modelit 737 që u rrëzua në det në Indonezi në muajin tetor.
Në atë aksident humbën jetën 189 veta. Edhe në këtë rast aksidenti ajror u shënua vetëm disa minuta pas ngritjes në hapësirë.
Gjithashtu edhe Kosova mori të martën (12 mars) vendimin për anulimin e fluturimeve të avionëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndalohet-edhe-ne-shqiperi-fluturimi-i-avioneve-boeing-737-8-max-dhe-boeing-738-9-max
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz