Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave Arlind Gjokuta ka thënë se asetet e sekuestruara në total për 2018 kapin vlerën e 9.5 mln euro. Gjatë raportimit në komisionin e Sigurisë mbi veprimtarinë e këtij institucioni përgjatë vitit 2018, Gjokuataj tha se ndërtimi është sektori me rrezikshmërinë më të lartë për këtë aktivitet të paligjshëm ka thënë Gokutaj.
??Në bazë të planit kemi bërë gati projektligje, që duhen miratuar në mars-prill 2019, për t?i lënë kohë zbatimit të tyre. Nga 347 raste, 127 prej tyre kanë shërbyer si indicie për hetim. 24 urdhra në 2018 për 5.4 mln. Asetet e sekuestruara në total 9.5 mln euro. Në 32.8 mln euro të sekuestruara gjatë 2018 të bllokuara nga llogaritë bankare , ndërsa u verifikuar 4552 persona. Nuk ka ndonjë vend të botës që nuk pastrohen para.
Cështja është sa efektive janë autoritetet e një vendi. Nëse do kishim indicie për pastrim parash nga bankat, patjetër do kishte hetime për ato banka. Nuk kam informacion per banka të përfshira në pastrim parash.Sektori i ndërtimit një nga ata me riskun më të lartë për pastrimin e parave. Jo më kot numrin më të lartë të subjekteve për të cilat ka pasur masa kanë qenë pikërisht firmat e ndërtimit?, tha Arlind Gjokuta.
Gjokutaj thotë se lojërat e fatit ishin një tjetër aktivitet, ku rreziku i pastrimit të parave ishte shumë i lartë. Monitorimi sipas Gjokuta vazhdon dhe tani që ky aktivitet është ndaluar me ligj, pasi ka pasur raste kur është njoftuar policia për transaksione te paligjshme te lojërave të fatit. Në 2018, janë rikuperuar nga drejtoria e tatimeve 34.4 mln lekë, ku 7 raste janë dërguar për kallzim penal. Ky institucion ka vlerësuar bashkëpunimin me SHISH si edhe ndërkombëtarët në goditjen e fenomenit.