38.2 milionë euro janë sekuestruar gjatë vitit të shkuar pas dyshim" /> 38.2 milionë euro janë sekuestruar gjatë vitit të shkuar pas dyshim"/>

Ora News – Paratë pastrohen në sektorin e ndërtimit, 38 mln euro "të pista" u sekuestruan

2019-03-15 0

#oranews #pastrimparash
38.2 milionë euro janë sekuestruar gjatë vitit të shkuar pas dyshimeve për veprimtari të paligjshme. Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave shprehet se pas mbylljes së lojrave të fatit, sektori i ndërtimit mbetet ai më problematiku. Madje ai nuk përjashtoi as bankat, ku deklaroi se mund të shërbejnë si kanale për transferimin e fondeve.
"Besoj se nuk ka ndonjë vend të botës që nuk pastrohen para". Në raportimin e bërë në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare, Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokuta, u shpreh se në vitin 2018 janë sekuestruar 38.2 milion euro, ndërsa për shumën e konfiskuar nuk ka ende të dhëna.

Para deputetëve, ai renditi edhe disa prej sektorëve të riskut. Ndërtimi, sipas tij, mbetet më kryesori.

Arlind Gjokuta: Sektori i ndërtimit shikohet gjithmonë si një sektor me risk të lartë për pastrimin e parave.
Gjokuta u shpreh se lojërat e fatit shërbenin si një mundësi për pastrimin e parave dhe mbyllja e tyre ka sjellë një impakt pozitiv.

I pyetur nga deputetët mbi rolin e bankave, ai nuk përjashtoi mundësinë se ato shërbejnë si kanale të tranferimit të parave.
Arlind Gjokuta: Çdo institucion financiar, bankat, zyrat e këmbimit, shoqëritë e transfertave mund të shërbejnë si institucione që përdoren për pastrimin e parave nga individë të tretë.

Jashtë vëmendjes së deputetëve të mazhorancës nuk mbeti hetimi i nisur ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për kontratat e lobimit në SHBA.
Ermonela Felaj: Lidhur me pagesën nga ana e PD-së të një shume prej 825 mijë dollarësh për lobimin pranë Kongresit dhe Senatit amerikan.

Arlind Gjokuta: Duke qenë një proces në investigim nga prokuroria, prokuroria ka bashkëpunuar dhe vijon bashkëpunimin me ne për këtë rast.
Një tjetër mundësi për qarkullimin dhe pastrimin e parave të pista për Gjokutajn janë dhe mediat, duke përfshirë dhe portalet.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/parate-pastrohen-ne-sektorin-e-ndertimit-38-mln-euro-te-pista-u-sekuestruan
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz