#oranews
Ndërhyrja restauruese në kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës ka ngjallur reagime dhe mosbesim në qytetin e Mbrojtur nga UNESCO.
Ekspertët dhe banorët i tremben përsëritjes në zemër të qytetit muze të historisë së ndërhyrjes në rrugicat e lagjes "Varosh".
Me dyshim e shohin këtë ndërhyrje mjeshtrat e vjetër të gurit.
Ata theksojnë një sërë specifikash që kërkon ndërtimi i kalldrëmeve në Gjirokastër, ndërsa kanë edhe një porosi.
Për qytetarët ndërhyrja ishte e nevojshme por edhe ata i tremben cilësisë së punimeve.
Për ta çdo përmirësim në infrastrukturë duhet të kryhet me maksimumin e përpjekjes për të ruajtur materialin dhe teknikën autentike.
Mosbesues janë edhe për mjeshtrat që do të shtrojnë tapetin e gurtë në rrugët e qytetit të mbrojtur.
Në kuadër punimeve me vlerë 140 milion lek për rijetëzimin e pazarit të Gjirokastrës pak kohë më parë u zbulua një pjesë kalldrëmi disa shekullor i cili do të konservohet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dyshime-mbi-restaurimin-e-kalldremit-te-pazarit-te-gjirokastres
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz