Ndriçim i mirë i lokaleve private në harmoni me ndriçimin e jashtëm,është konsideruar prej ekspertëve dhe grupit të arkitektëve të si një element i rëndesishëm i marketingut të qytetit.
Gjatë implementimit të fazës së parë të këtij projekti, ndriçuesit e vjetër u zëvendesuan me ndriçues me teknologjinë më të fundit LED, duke ruajtur formën historike të ndriçuesve ekzistues.
Përveç rritjes dy herë të nivelit të ndriçimit, krahasuar me atë ekzistues, ndriçimi i bardhë në rrugicat e qytetit u zëvendesua me ndriçim të ngrohtë dhe me kursim të energjisë elektrike.
Në kontrast me efektin e përmiresuar të ndriçimit publik, shume vitrina dyqanesh dhe restorantesh dhe ofrues shërbimesh tani ndikojnë negativisht në atmosferën e përgjithshme të ndricimit për shkak të shkëlqimit vërbues, ngjyrave të ftohta të dritës, apo dominimit me dritë të fortë.
Mbi 100 biznese në Pazarin tradicional janë kontatuar për tu bërë pjesë e këtij ndryshimi të imazhit, ndërsa disa prej tyre e kanë mbështetur menjëherë projektin, duke rikonceptuar mënyrën e ndriçimit.
Asistenca teknike për përmirësimet e ndriçimit do të realizohet nga një ekip me ekspertë shqiptarë, të cilët kanë kryer trajnime të specializuara për ndriçimin.
Faza e harmonizimit të ndriçimit të bizneseve me atë publik, që sipas projektit do të ndryshojë imazhin komercial të pazarit, pritet të realizohet gjate muajit prill në mënyrë që ti paraprihet sezonit turistik me një pamje harmonike gjatë natës të zonës historike te Gjirokastrës.