Basha: Djegia e mandateve, vendim i ligjshem

2019-03-15 1

Daljen nga parlamenti, Lulzim Basha e quan një vendim në përputhje me interesat e qytetarëve. Në krah të banorëve të Astirit që protestojnë prej 127 ditësh, kundër prishjes së shtëpive nga projekti i Unazës së Madhe, Basha shpjegoi arsyet që e çuan opozitën drejt vendimit ekstrem.

Sipas tij Shqipëria nuk ka asnjë shans të hapë negociatat në Qershor, ndaj dhe ftoi qytetarët t?i bashkohen protestës 16 Marsit për të larguar qeverinë, e cila sipas tij po mban vendin jashtë Europës.

Më herët, Basha mblodhi Kryesinë e Partisë dhe zhvilloi një takim me kryetarët e degëve, ku kërkoi të kontaktohen sa më shumë njerëz për të mbajtur gjallë frymën antiqeveritare dhe për të bërë për vete elitën e çdo fushe.

Tv Klan

Free Traffic Exchange