Djegia e mandateve të deputetëve për kreu" /> Djegia e mandateve të deputetëve për kreu"/>

Ora News - "Djegia e mandateve më e lehta", Basha flet për mungesën në ceremoninë e Lu e Vlahutin

2018-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Djegia e mandateve të deputetëve për kreun e PD-së, Lulzim Basha është rruga më e lehtë. Gjatë deklaratës për shtyp, Basha u pyet edhe për mungesën e opozitës në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e shkuar për lamtumirën e dy ambasadorëve, Romana Vlahutin dhe Donald Lu.

Gazetarja: Gjatë paradites keni thirrur grupin parlamentar. A është diskutuar për masa ekstreme apo djegie të mandateve të deputetëve të opozitës? Dhe pyetja e dytë, a mund të na thoni cilat janë arsyet e mungesës suaj në pritjen e organizuar?

Basha: E dyta është fare e thjeshtë, në përjashtim të qenieve mbinatyrore, qeniet njerëzore nuk kanë aftësinë të jenë në dy vende në të njëjtën kohë. Ne ishim në parlament.

Për të parën, ajo që sapo ju thashë është e qartë. Mjetet dhe kalendarin nuk kam ndërmend t'i bëj objekt të sensacioneve mediatike. Të jeni të sigurt se jemi të vendosur t'i ndjekim hap pas hapi të gjitha etapat dhe opsionet, ku djegia e mandateve është opsioni më i lehtë. Përballja dhe çlirimi i Parlamentit, çlirimi i Shqipërisë nga krimi është objektivi ynë dhe ne do ta arrijmë me gjithë qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-me-e-lehta-basha-flet-edhe-mungesen-ne-ceremonine-e-lu-e-vlahutin

Free Traffic Exchange