http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shtetet e Bashkuara te Amerikës padyshim mbeten aleatet dhe mbështetësit kryesore te Kosovës, te cilët janë investuar ne te gjithë rrugëtimin e këtij shteti.Por pavarësisht kësaj, Qeverise se Kosovës i duhet qe te paguajnë shuma te mëdha ne kompani lobuese ne SHBA për te rritur mbështetjen ne një sere fushash, si ligjore ashtu dhe jo-ligjore, përfshi tema qe lidhen me mbrojtjen dhe tregtinë.E për te lobuar ne SHBA, Ministria e Jashtme e Kosoves, ka lidhur një kontrate me kompaninë Pillsbury, te cilës për periudhën 1 gusht 2017 - 31 janar 2019 i ka paguar mbi 243 mije dollar. Gjithçka është ligjore dhe e deklaruar pranë institucioneve ne Amerike, por ajo qe tërheq me shume vëmendjen është momenti kur është intensifikuar ky lobim.Menjëherë pas kësaj deklarate te Presidentit Hashim Thaçi, ku artikulohet për here te pare ideja e korrigjimit te kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritje ne një marrëveshje mes dy vendeve qe do te çonte ne njohjen reciproke, Kompania Pillsbury ne Amerike, ka nisur menjëherë lobimin e saj, me ane te email-eve dhe takimeve me Senatorë, Kongresmenë, Komitetin e Çështjeve te Jashtme ne Senate por edhe vet Departamentin e Shtetit.Janë regjistruar 30 veprime te kësaj kompanie për llogari te Ministrisë se Jashtme te Kosovës prej 1 gushtit 2018 deri ne 31 janar 2019.Një tjetër moment i rëndësishëm, është dhe votimi ne Parlamentin e Kosovës për krijimin e Ushtrisë. Përpara dhe pas votimit te 14 dhjetorit 2018, janë shënuar disa kontakte me Komitetin për Ushtrinë ne Senatin Amerikan, por ne te gjitha rastet, subjekti i shënuar ne dokumentet zyrtare është ?Marrëdhëniet SHBA - Kosove?.