Rusia: Kosova e "llastuara" e SHBA dhe BE - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-16 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova, tha se tensionet në veri të Kosovës janë në rritje dhe se autoritetet e Kosovës po e forcojnë kontrollin përgjatë kufirit me Serbinë. Sipas Moskës perëndimi ka minuar paqen ne rajonin e Ballkanit duke mbështetur njëanshmërisht Prishtinën.Maria Zakharova: Tensionet në rritje raportohen në veri të Kosovës të populluar nga serbë. Autoritetet shqiptare të Kosovës po forcojnë kontrollin përgjatë vijës administrative me Serbinë. Uashingtoni dhe Brukseli janë të detyruar t'i frenojnë radikalët e Prishtinës, që kanë marrë krahë nga Perëndimi dhe që qëllimisht po e minojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe janë burim konflikti në rajonin e Ballkanit.Komentet Zakharova i beri ne një seri postimesh në Twitter, në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse.Kriza në veri të Kosovës është rezultat i shumë viteve të llastimit të Prishtinës nga mbështetësit e saj të jashtëm Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Disponueshmëria e disa burimeve kryesore, kryesisht ushqime, po zvogëlohet. Prishtina ka vendosur një numër figurash të rëndësishme të komunitetit serb në listën e të kërkuarve. Forcat e sigurisë në Prishtinë po vendosen në zonat afër rajoneve ku jetojnë serbët.Komentet e zëdhënëses së ministrisë së jashtme të Rusisë vijnë në një moment kur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë rritur pas vendosjes se taksës ndaj mallrave serbe nga qeveria e Kosovës.