Vuçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar asgjë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-03-12 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, la të kuptohet se Beogradi mund ta njohë Kosovën si shtet sovran, por tha se një gjë e tillë do të kërkonte diçka në këmbim.Vuçiç i bëri komentet në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.?Së pari duhet të gjejmë kompromisin. Nuk mund ta njohim Kosovën pa fituar asgjë?, tha Vuçiç.?Jam i sigurt se me ndihmën e miqve evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerikës, Kinës dhe vendeve të tjera, mund të arrijmë një zgjidhje?, shtoi ai.Beogradi dhe Prishtina janë nën presion ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, si kusht për të përparuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.Në muajt e fundit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Vuçiç, kanë folur disa herë për idenë e ndryshimit të kufijve, si mundësi për marrëveshje.Kjo ide ka hasur në reagime për dhe kundër./ REL