Report Tv - Kukësi ka shumë të rinj me aftësi ndryshe, por vetëm 7 prej tyre janë në punë

2019-03-02 0

Të jesh person me aftësi ndryshe të duhet të përballesh me mjaft probleme. Shumë institucione edhe pse e kanë detyrim punësimin e personave më aftësi të kufizuara nuk i pranojnë, ndërkohë që edhe mungesa e infrastrukturës për ta ku mungojnë rampat, ju privon atyre punësimin. Pas një studimi të kryer nga vullnetarë të një organizate ka rezultuar se në Kukës vetëm 7 persona me aftësi ndryshe janë të punësuar në institucionet publike, ndërkohë që vetëm 4 institucione publike janë pjesërisht të aksesueshëm nga kjo kategori.