Ora News – Rikthehen ndotësit, Ministrja Balluku hap portin për makinat e vjetra

2019-02-22 1

#oranews #belindaballuku
Edhe pse nuk ka mbushur muajin në krye të Ministrisë së Infrastrukturës, ministrja Belinda Balluku ka vendosur të anulojë një tjetër vendim të paraardhësit të saj. Mësohet se Balluku ka kërkuar ndryshimin e vendimit për ndalimin e importit të makinave më të vjetra se 10 vite prodhim, duke ndikuar kështu në ndotjen e mjedisit.

Prej janarit të këtij viti në Shqipëri nuk lejohet importi i automjeteve më të vjetra se 10 vite nga prodhimi.

Vendimi i marrë në mbrojtje të mjedisit mësohet se është kërkuar të ndryshohet prej Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku.

Burimet janë shprehur se grupit të punës i është kërkuar nga Ministrja të rishikojë vendimin e dhënë prej paraardhësit të saj, duke favorizuar kështu tregtarët e makinave të vjetra e duke ndikuar njëkohësisht në ndotjen e mjedisit.
Propozimi vjen në një kohë kur Shqipëria renditet në vendet me nivelin më të lartë të ndotjes, madje disa herë më shumë se norma e lejuar prej Bashkimit Evropian.

Sipas një raporti të OBT, niveli i ndotjes është i barabartë me konsumin e 7 cigareve në ditë.
Madje ekspertët shprehen se në Shqipëri 50 përqind e ndotjes së mjedisit vjen si shkak i gazrave të automjeteve.

Në Tiranë numri i makinave për km 2 llogaritet të jetë më i madh se Amsterdami apo Berlini.

Pikërisht në këto kushte u vendos që të ndalohej futja në Shqipëri e makinave të vjetra, duke kërkuar si kusht konsumin e euro 5.

Kjo pasi një makinë e vjetër ndot 4 herë më shumë se një automjet i ri.
Por në kushtet kur vendet e BE po kërkojnë që në qarkullim të lejohen vetëm me euro 6, duke stimuluar me projekte daljen nga tregu te makinave të vjetra në Shqipëri, Ministrja

Balluku kur nuk ka mbushur një muaj nga marrja e detyrës, duket se ka vendosur të rihapë portin për mjetet e vjetra.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rikthehen-ndotesit-ministrja-balluku-hap-portin-makinat-e-vjetra
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz