Ambjentalistët e konsiderojnë një gabim vendimin e Ministres së Infrastruktu" />
Ambjentalistët e konsiderojnë një gabim vendimin e Ministres së Infrastruktu"/>

Ora News - Balluku ndot mjedisin, ambjentalistët "jo" rikthimit të makinave të vjetra

2019-02-23 0

#oranews

Ambjentalistët e konsiderojnë një gabim vendimin e Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për lejimin e importit të makinave të vjetra. Sazan Guri shpjegon se kjo do të ketë efekte të pakthyeshme në mjedis dhe si rrjedhojë edhe në shëndetin e njerëzve. Sipas ambjentalistëve një vendim i tillë është pozitiv vetëm për një grup të caktuar ndërsa dëmi është për të gjithë.

Makinat e prodhuara 10 vite më parë janë një rrezik serioz për mjedisin shëndetin e njerëzve në Shqipëri.

Ambjentalisti i njohur, Sazan Guri, shprehet se anullimi i vendimit të mëparshëm nga ministrja Belinda Balluku është i padrejtë.

Automjetet e vjetra shprehet Guri nuk kanë elementët e duhur dhe e kanë nivelin e ndotjes shumë të lartë.

Sazan Guri: Makinat e një përdorimi mbi 10 vjet, ajo që quhet proces katalitik është dobësuar që është pikërisht kapja dhe përthithja e elementëve ndotës që lëshon ajo në elementin marmitë.Ndërkohë këto mbi 10 vjet janë pa marmita ekologjike, pa kapësa të ndotësave që ajo lëshon. E quaj vendim të padrejtë. Pavarësisht se e pësojnë ky grup i vogël interesi por grup interesi më të madh se vetë populli nuk ka.Shprehja e Kryeministrit që patëm letra nga një grup, pse për letrat e tjera Kryeministri nuk ëhstë përgjigjur?

Në Shqipëri ndotja e mjedisit nga automjetet është shumë shqetësuese .

Ndërkohë që të dhënat tregojnë se si rezultat i ndotjes janë shtuar rastet e sëmundjeve me kancer, të cilat tashmë kanë prekur edhe moshat e reja.

Sazan Guri: Mbi 7 mijë raste të reja kanceri në vit që quhen zbritje e sëmundjeve kanceroze nga 60-70 që e ka bota, ne e kemi sot 40, 35 deri ne 30 vjeç. Çfarë kërkon më ti?

Ekspertët shprehen se në Shqipëri 50 përqind e ndotjes së mjedisit vjen si shkak i gazrave të automjeteve.

Por në një kohë që vendet e BE po marrin të gjitha masat e mundshme duke stimuluar daljen nga tregu te makinave të vjetra në Shqipëri, Ministrja Balluku e cila ka më pak se një muaj nga marrja e detyrës, duket se ka vendosur të rihapë portin për mjetet e vjetra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balluku-ndot-mjedisin-ambjentalistet-jo-rikthimit-te-makinave-te-vjetra

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz