http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Teksa afrohej për tiu bashkuar protestuesve tek sheshi para parlamentit, Monika Kryemadhi tha se është faktuar që kjo qeveri është zgjedhur me mandate të blera nga vota e krimit.Ajo shtoi se ky është shansi i fundit për të cuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian, dhe këtë gjë mund ta bëjë vetëm opozita. Drejtuesja e LSI pohoi gjithashtu se ky është shansi i fundit edhe për vetë PS që të mos mbetet peng i 10 vetave.Monika Kryemadhi tha se Gramoz Ruci e anuloi seancën parlamentare pasi ka frikë.Kryetarja e LSI pohoi se ka pasure shumë telefonate me ndërkombëtarët teksa skenaret e dhunës tha se janë fabrikuar nga makineria e propagandës së qeverisë.E pyetur në lidhje me vendimin e radhës për të hequr dorë edhe nga mandatet e këshillit bashkiak në pushtetin vendor, Kryemadhi tha se tani nuk ka asnjë lloj vlere asgjë dhe opozita do të eci drejt protestës paqësore dhe qëndrestare të qytetarëve.