https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e pastrimit të Shqipërisë në një ditë, qindra të rinj, punonjës të administratës lokale, ushtarë, studentë dhe qytetarë kanë dalë nëpër rrugë për të pastruar qytetin e Durrësit. Kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, tha se kemi evidentuar njollat e zeza të këtij fenomeni në Durrës dhe angazhimi është maksimal për pastrimin e mbeturinave. Prefekti Roland Xhelilaj shtoi se në të gjitha qarkun janë marrë masa për pastrimin e mbetjeve urbane që shkaktojnë ndotje të mjedisit. Nxënësit e shkollës së mesme "Gjergj Kastrioti" kanë pastruar mjediset e amfiteatrit, ndërsa shprehen se iniciativat për pastrim do t'i vazhdojnë edhe më pas duke u organizuar me njëri-tjetrin. Në Durrës nuk ka akoma një landfill për trajtimin e mbetjeve urbane dhe në këtë mënyrë prej shumë vitesh mbeturinat hidhen në një fushë të hapur në Porto Romano, duke qenë problem kryesor për ndotjen e mjedisit. Ndërkohë, një aksion i ngjashëm është zhvilluar edhe në Lezhë. Sipas një grafiku të hartuar më herët, është bërë edhe ndarja e hapësirave për pastrim ku më pas administratat janë pozicionuar në pikat përkatëse. Me qese në duar përfaqësuesit më të lartë vendorë nuk kanë nguruar që të grumbullojnë mbetjet. Ushtria u angazhua masivisht në pastrimin e mbeturinave në të dy anët e autostradës Fushë Krujë -- Milot, si dhe në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Autoritetet lokale u bënë apel qytetarëve për ta mbajtur territorin e tyre të pastër.