Flamur Noka u shpreh se pas marrjes së vendimit djegia e mandateve është cështje formale. 'Tani është cështje formaliteti procedural, firmosja e kërkesës. Nuk ka kthim pas, pastaj do të jemi te qytetarët. Tani është cështje procedure. Është cështje e mbaruar'. Si e komenton Noka, ironinë e Ramës pasditen e sotme (lexo këtu). "Këtë ironi bënte edhe Ramiz Alia, 'dale çuna, nuk i dini ca gjëra çuna' dhe ku përfundoi? Në kosh. E mundimshme do të jetë për ne, por nuk ka rrugë tjetër".
Por cfarë do të ndodhë ditën e enjte dhe a do të shkojë opozita në Kuvend? "Pas ditës së shtunë u mor vendimi, nuk do të shkojmë më të enjten në parlament, fjalën e kanë qytetarët te parlamenti. Fjalët tona mbaruan ditën e shtunë, prandaj po dorëzojmë mandatet, tani fjalën e kanë qytetarët. Do të tentojnë të hyjnë brenda? Këtë nuk e dimë ne por populli. Kështu fillon avash avash ndizet një revolucion" tha ai.