Energjia me “sytë nga qielli”, OSHEE import rekord në janar - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Thatësia e tejzgjatur e këtij dimri duket se po kërcënon planin e investimeve të kompanisë OSHEE. Gjatë muajit janar, rreth 70 % e nevojave të energjisë janë përballuar nga importi, duke arritur një vlerë rreth 42 milion euro me TVSH. Për drejtuesit e kompanisë kjo është një vlerë e lartë, çka për rrjedhojë do të ndikojë në rrudhjen e planit të investimeveSkenari i rrudhjes se investimeve ka nisur që në muajin janar. Kemi blerë afro 5 miliard lekë energji, në një kohë kur arkëtimet në një muaj janë afro 6.5 miliardë. Kjo nënkupton që kemi prekur fondit e shpenzimeve operative. Por ne presim një përmirësim të situatës gjatë muajit shkurt, për shkak edhe të rritjes së temperaturave,. Synimi është që të mos cenohen ato investime bazë që kanë të bëjnë me përmirësimin e rrjetit apo furnizimin me energji si dhe plotësimin e objektivave për uljen e humbjeve.-shpjegon Elton Sevrani, drejtor i divizionit të shpërndarjes në OSHEE.E gjithë kjo situatë ka ardhur pasi, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është në kuotën e tij më të ulët historike, për periudhën në të cilën ndodhemi. Por nëse do të vijojmë të kemi një mot pa reshje të konsiderueshme, sistemi energjik do të kërkojë edhe mbështetje buxhetore.Gjatë viti që lamë pas, 60 % e nevoja për energji u plotësuan nga prodhimi vendas KESH, 13% nga importi, ndërsa 27 % ishte energjia e blerë nga hidrocentralet e vogla si dhe nga HEC-i i Ashtës. Por ky raport nuk ka nisur mbarë për këtë fillim vitit.

Free Traffic Exchange