Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protestaestudenteve
Ndërsa studentët vijojnë punimet Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet për rikonstruksionin e konvikteve te Universiteti i Mjekësisë
Qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe puna ka nisur fillimisht me rikonstruksionin e sallave të leximit dhe bibliotekat
Erion Veliaj: "Së pari, kemi nxjerrë jashtë rezidencës të gjithë zaptuesit politikanë, të cilët këtej frymëzojnë protestat, ose mundohen t?i përdorin dhe keqpërdorin ato, dhe këtej gëzojnë të mirat materiale të mjeljes së studentëve. Kështu që, siç e shikoni, kanë dalë jashtë, dhe për të mbajtur edhe atë premtim që i dhashë Këshillit Bashkiak, që nuk pres leksione nga dikush që vetë zapton dhe na flet pastaj për liri studentore. Prandaj, jashtë politikanët, brenda studentët. Ambienti do t?i kthehet studentëve, përfshi edhe kafen dhe gjithë hapësirat e nevojshme për argëtim?
Kryebashkiaku u bëri thirrje studentëve tu rikthehen auditoreve të mësimit për mbylljen në kohë të këtij viti akademik, çka do t?i jepte mundësinë Bashkisë së Tiranës që gjatë muajve të verës, kur ata janë me pushime, të ndërhyjë edhe për rikonstruksionin e dhomave.
Erion Veliaj: "Nëse ka ende studentë që për interes dhe për ideal të partisë vazhdojnë dhe protestojnë, do të thotë se shkolla do të shtyhet në gusht-shtator, ndërsa në tetor ata do të duhet të kthehen. Pra, na lë zero hapësirë që të mund të rregullojmë edhe dhomat. Ndaj, u kërkoj studentëve, jo për politikë, por vetëm për interesin e tyre, shkoni në mësim që shkolla të mbarojë kur duhet, në korrik, që ne të kemi mundësi gjatë muajve gusht-shtator të punojmë nëpër dhoma, dhe kur të ktheheni në tetor, t?i gjeni gati?
Interesimit të studentëve për ?Kartën e Studentit?, kryebashkiaku iu përgjigj se me ligjin e ri kjo kompetencë u ka kaluar vetë universiteteve.
Gjithsesi, Veliaj shprehu gatishmërinë se nëse drejtuesit e këtyre universiteteve heqin dorë nga kjo përgjegjësi që u takon sipas ligjit, Bashkia e Tiranës është e gatshme që ta realizojë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-thirrje-studenteve-kthejuni-auditoreve-ti-gjeni-gati-dhomat-ne-tetor