http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinat e konviktit të Universitetit të Mjekësisë duke qwnw se qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës. Puna ka nisur fillimisht me sallat e leximit dhe bibliotekat, për t?i lënë radhën më pas, gjatë verës, kur studentët marrin pushimet vjetore, rikonstruksionit total të tyre. Më pas Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me studentët që jetojnë aty. ?Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si vlon puna edhe në fundjavë, fill mbas festave dhe motit të keq, për të transformuar qendrat tona studentore. Qendrat studentore sapo i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, prandaj si çdo gjë që Bashkia e Tiranës prek me dorë, sigurisht që edhe ato do të shkëlqejnë. Ka filluar rikonstruksioni i konvikteve te Inxhinieria, që sot janë dita me natën?. Veliaj u bëri thirrje studentëve që të rikthehen në auditoret e mësimit për mbylljen në kohë të këtij viti akademik, çka do t?i jepte mundësinë Bashkisë së Tiranës që gjatë muajve të verës, kur ata janë me pushime, të ndërhyjë edhe për rikonstruksionin e dhomave. ?Nëse ka ende studentë që për interes dhe për ideal të partisë vazhdojnë dhe protestojnë, do të thotë se shkolla do të shtyhet në gusht-shtator, ndërsa në tetor ata do të duhet të kthehen. Pra, na lë zero hapësirë që të mund të rregullojmë edhe dhomat. Ndaj, u kërkoj studentëve, jo për politikë, por vetëm për interesin e tyre, shkoni në mësim që shkolla të mbarojë kur duhet, në korrik, që ne të kemi mundësi gjatë muajve gusht-shtator të punojmë nëpër dhoma, dhe kur të ktheheni në tetor, t?i gjeni gati?. Mandej, ai nënvizoi se godinat e transformuara të Inxhinierisë si dhe ritmet e punës në rezidencat tek Mjekësia janë garancia më e mirë se në tetor gjithçka do të jetë gati për të mikpritur studentët. ?Nëse për ideal të partisë do të vazhdojë tollovia e mosvajtjes në mësim, të vetmit që humbasin janë vetë studentët sepse nuk do na lënë hapësirë që t?ju rregullojmë dhomat për t?u kthyer në tetor. Për sa kohë që e kanë provën se po vihet dorë këtu, do të kenë edhe garancinë se gjatë kohës që ata janë me pushime, ne do të futemi në dhomat e tyre. Por, për këtë na duhet bashkëpunim, të largojmë partitë, siç i larguam nga konvikti i Mjekësisë, dhe në momentin që largohen partitë, studentët bëjnë vetëm llogarinë e tyre, shohin interesin e tyre dhe avancojnë karrierën, talentin dhe profesionin e tyre. Interesimit të studentëve për ?Kartën e Studentit?, kryebashkiaku iu përgjigj se me ligjin e ri kjo kompetencë u ka kaluar vetë universiteteve. Gjithsesi, Veliaj shprehu gatishmërinë se nëse drejtuesit e këtyre universiteteve heqin dorë nga kjo përgjegjësi që u takon sipas ligjit, Bashkia e Tiranës është e gatshme që ta realizojë.