Ora News – Efektivi shkon civil në protestë, përplaset me banorët e Astirit

2019-01-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Banorët e zonës së Astirit vazhduan protestën kundër projektit të Unazës në ditën e 69.

Gjatë tubimit kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të zonës u regjistrua edhe një incident midis banorëve dhe një efektivit të komisariatit numër 6 që shkoi në vendngjarje me automjet civil.

Banorët shprehen se do t`i mbrojnë pronat e tyre me jetë edhe pse qeveria po përpiqet ti përçajë.

Banori: Zbato ligjin dhe mos merr urdhra nga PS

Efektivi: S'jam i autorizuar unë...

Banori: Je shumë i autorizuar sepse je shefi i rendit të Kombinatit

Efektivi: Është e paligjshme

Banori: Nuk është e paligjshme fare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/efektivi-shkon-ne-proteste-me-makine-civile-perplaset-me-banoret-e-astirit