Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi në edicionin e sotëm të emisionit "Rruga Drejt" në televizionin Alsat theksoi se pushteti aktual po tenton që të mbuloj pazaret politike duke e interpretuar Ligjin për amnisti si parakusht për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Mehmedi tha se pushteti deri më tani ka bërë Pazar politik në kurriz të drejtësisë.