Miratohet Ligji për Amnisti për 27 prillin. Ky ligj u mbështet nga 95 deputetë, përfshi edhe ata të VMRO-DPMNE-së. Madje deputetët Ilija Dimovski dhe Pançe Minov ishin në mesin e propozuesve. Aleanca për Shqiptarët votoi kundër, ndërsa kreu i kësaj partie miratimin e Ligjit për Amnisti e cilësoi si vrasje të dytë. Të akuzuarit pas fuqizimit të ligjit do të kenë afat prej pesë ditësh të parashtrojnë kërkesë për amnisti, ndërsa nëse do të pranohet ose jo vendimin do ta marrë prokurori dhe gjykatësi kompetent.