Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Megjithëse Shoqata e Biznesit të Vogël dhe Mesëm bëri thirrje për grevë, bizneset e kryeqytetit nuk i janë përgjigjur thirrjes.
Për kryeqytetin, dita e mërkurë ka qenë një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat, ku qytetarët kanë blerë dhe kanë marrë shërbime nga të gjitha bizneset.
Në këtë mënyrë thirrja e bërë një ditë më parë nga Shoqata e Biznesit të Vogël dhe Mesëm për të organizuar një protestë nuk është marrë në konsideratë.
Asnjë prej tregtarëve nuk pranon të flasë për kamerat, ndërsa jashtë saj ata japin dhe arsyen se pse kanë vendosur të braktisin protestën.
Festat e fundvitit dhe mundësia për të bërë më shumë shitje kanë qenë arsyet kryesore pse ata nuk iu përgjigjën pozitivisht thirrjes për protestë.
Një ditë më parë, Shoqata e Biznesit i bëri thirrje qeverisë që të rrisë pragun e TVSH-së për bizneset e vogla nga 2 milion lekë në 12 milion lekë.
#oranews #protesta
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deshton-protesta-e-biznesit-te-vogel-asnje-nuk-uli-qepenat