Imami kunder mbledhjes se Kuvendit Kombetar

2018-12-14 0

Thirrja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike për Ish-deputetin Arben Imami është në shkelje të statutit. Ai akuzon Bashën se po u jep studentëve mesazhin më të gabuar nga forca politike që lindi prej të rinjve dhe rrëzoi regjimin komunist.

?Ky është mesazhi më i keq që jep PD që mblidhet në kohen e papërshtatshme dhe bën kuvendin në mënyrë antidemokratike.?

Arben Imami refuzon të jetë pjesë e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe thotë se nesër ky kuvend vulos përçarjen e Partisë Demokratike nën kryesimin e Lulzim Bashës.

 ?Do jetë një veprim mediokër, banal dhe i shëmtuar që do ta dëmtojë edhe më tej bashkimin e PD. Kur njerëzit dalin vetë në rrugë PD s?ka zë, është memece.?

Imami është një ndër kritikët e fortë të Lulzim Bashës dhe mënyrës sesi ai ka drejtuar Partinë Demokratike që prej ardhjes në krye të saj.

Tv Klan

Free Traffic Exchange