Report TV - Ish-ministri Fatmir Xhafaj rikthehet në Komisionin e Ligjeve

2018-11-26 0

Ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, është rikthyer si anëtar në Komisionin parlamentar të Ligjeve pas lënies së detyrës së tij , aty ku ka qenë kryetar përpara se të merrte detyrën e ministrit.

Këtë komision Fatmir Xhafaj e ka drejtuar deri në mars të vitit 2017, kur u emërua në këtë detyrë në vend të Saimir Tahirit. Pas rreth 18 muajsh, Fatmri Xhafaj rikthehet në komisionin e tij natyral, siç e quajti Ulsi Manja, i cili është edhe kreu i komisionit parlamentar të ligjeve.

Kreu aktual i Komisionit të Ligjeve,Ulsi Manja e priti Xhafajn me fjalët përshëndetëse :

?Mirëseerdhët në komisionin tuaj natyral. Kontributi juaj është i çmuar për të çuar së bashku përpara punën e përbashkët?

Ulsi Manja, Kreu i Komisionit të Ligjeve

Free Traffic Exchange