Report Tv - Debati mes Alibeajt dhe Manjes për çështjen "Xhafaj" në Komisionin e Ligjeve

2018-06-18 0

Mbledhja e komisionit parlamentar të Ligjeve nisi me debate edhe këtë të hënë. Opozita insiston për largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke e kthyer çdo diskutim në komisionet e Kuvendit në rend dite këtë çështje.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se "shqiptarët duan të dinë se çfarë bëhet me Agron Xhafajn dhe pse nuk ikën Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm".

Në mbledhjen e sotme të komisionit të Ligjeve, e ftuar ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për raportin vjetor të dikasterit që ajo drejton. Opozita kërkoi diskutim me ministren për Xhafajn, por kërkesa e tyre u hodh poshtë nga kreu i Ligjeve, Ulsi Manja.

Pas debatit, deputetët socialistë dhe ministrja e Drejtësise, u larguan nga komisioni, duke lënë aty vetëm deputetët demokratë.